Kurti: Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar tre dëshmorët e rënë në Gllogjan – Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.

Kurti ka thënë se Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim.

“Kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998. Bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim. Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet”, ka shkruar ai.

Kurti ka shkruar se duke kujtuar UÇK’në, po zhvillohet FSK.

“Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë. Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj. Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Lajmet Kurti: Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>