Kurti e quan Radojiçiqin “Prigozhin të Vogël” që mbrohet nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “Prigozhin i Vogël”, Milan Radojiçiq, për të cilin tha se mbrohet nga Serbia.

Këtë koment Kurti e dha në A2 CNN, duke thënë se Radojiçiq e Veselinoviq i përkasin strukturës paramilitare serbe.

“Veselinoviq, Radojiçiq të gjithë këta i përkasin një strukture paramilitare në Serbi të cilët kanë prona të mëdha kanë pasuri marramendëse dhe të cilët i organizojnë elementet kriminale për ta destabilizuar Kosovën”, tha Kurti.

“Serbia në Ballkan sillet si Rusi e Vogël që e ka edhe Putinin e Vogël, por e ka edhe Prigozhinin e vogël që është Milan Radojiciq, por për dallim nga Prigozhini – ky i Serbisë është i lirë dhe mbrohet nga pushteti dhe merr pjesë në fushatë zgjedhore për partinë e presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Lajmet Kurti e quan Radojiçiqin “Prigozhin të Vogël” që mbrohet nga Serbia >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>