Kurti e kritikon LDK-në: Ndoshta ‘Rruga e re’ ka preferenca tjera

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar ftesat që i dërgoi Lidhjes Demokratike të Kosovës për tu takuar në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe lidhjes së koalicionit me LVV.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje sot Kurti ka folur edhe për situatën që u krijua pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 duke u ndalur edhe te situata e krijuar në aspektin politik.

Ai deklaroi se ka ftuar kryetarët e partive të PDK-së dhe LDK-së dhe ky i dyti refuzoi.

“Për të ndihmuar daljen nga kjo bllokadë, i ftova kryetarët e partive PDK-së dhe LDK-së, por ky i dyti refuzoi të vijë, ndonëse disa deputetë të LDK-së thanë se duhet të ketë marrëveshje politike. E dërgova edhe një letër tjetër për koalicion LVV-LDK, por edhe ajo u refuzua”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë ndër të tjera tha se Lidhja Demokratike e Kosovës më 2020 bëri koalicion me LVV-në  ku shton se tani pas reformave do të duhej ta kishte më të lehtë.

“Ndoshta rruga e re ka preferenca të tjera. Ne duam qeveri normale, jo të përkohshme, as të tranzicionit dhe as të opozitës. Dorën në zemër, ky togfjalëshi është një paradoks, sepse opozita është opozitë dhe duhet të mbetet opozitë e qeverisë”, theksoi Kurti. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker