Kurti e ftoi në takim Abdixhikun, reagon NISMA

Gjatë ditës së sotme kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për një takim.
Kurti i ka propozuar Abdixhikut që të takohen gjatë kësaj jave. Lidhur me këtë ftesë të VV-së ndaj LDK-së ka ardhur reagimi nga Nisma.
Është Zafir Berisha ai që ka reaguar lidhur me këtë ftesë. Ai ka thënë se ftesa e Albinit për LDK është djallëzore.
“Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore! Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thën jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë.
Jo rastësisht i ka bër ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e pregaditë me qu Kosovën”, ka shkruar Berisha./21Media