Kurti del me propozim të ri për asociacionin: Propozimi i Lajçak të dërgohet në Komisionin e Venecias

Teksa bëri një rezyme të historisë së propozimeve për asociacionin, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti u shpreh se ai nuk mund të gabojë me këtë çështjen e ‘Asociacionit’.

I ftuar në studion e A2CNN, Kurti risolli në mendje akordin e vitit 2013 mes Thaçit dhe Daçiç për të cilin Serbia insiston se duhet të zbatohet, por që vetë e ka shkelur me të dyja këmbët.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën. Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022 Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%”, tha Kurti.

Më tej, Albin Kurti foli dhe për draftin e propozuar nga i dërguar Lajçak për asociacionin, për të cilin tha se duhet ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

“Unë kam shprehur ofertën time, e cila duhet të pranohet fillimisht në parim. Unë nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa u pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët. Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë europianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do e çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiç është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duke shtuar se drafti që i është dhënë është “non paper”.

Kryeministri Kurti ka treguar diçka për diskutimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur se si ka qenë komunikimi ndërmjet tyre, Kurti tha se nuk ka përdorur ndonjë fjalë që s’është e përshtatshme edhe për fëmijët dhe shtoi se kjo nuk mund të thuhet për palën tjetër.

“Po u bënë shumë aso tryezash më. Në ato takime që i kemi zhvilluar unë kam respektuar gjithmonë rregullat e negociatave. Gjuha e dialogimit është anglishtja dhe gjatë këtyre tri viteve me këso takimesh, nuk mund të gjeni asnjë moment të vetëm ku unë kam përdorurur ndonjë fjalë që nuk është e përshtatshme edhe për fëmijët, e që nuk mund të thuhet për fjalën tjetër”, tha ai.

Kurti tha se Vuçiqi me ndërkombëtarët është tjetër dhe prandaj, sipas tij, ata “janë sjellur butë me të”.

“Besoj që ajo çfarë thotë publikisht dhe ajo çfarë ka deklaruar nuk janë të ndryshme, mirëpo ajo çfarë u thotë ndërkombëtarëve në takimet ndaras me ta duket që ata e shohin një Vuçiq tjetër, dhe prandaj janë sjellur edhe më butë me të”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se “nuk ka veç një Vuçiq”.

“Një është kundër Kosovës, që është më i vërteti”, tha ai.

Lajmet Kurti del me propozim të ri për asociacionin: Propozimi i Lajçak të dërgohet në Komisionin e Venecias >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>