Kurti: BQK e pavarur në vendimin e marr për dinarin

Zyra Kryeministrit ka dalë me njoftim lidhru me takimin e Kurti me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaș.

Bëhet e ditur se ata biseduar për situatën e sigurisë në vend.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Po ashtu njoftohet se në takim u fol edhe për rregulloren e re të Bankës Qendrore.

“Kryeministri tha se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur e profesional dhe se Qeveria nuk mund e nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e saj. Në këtë drejtim theksoi rëndësinë e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së institucioneve publike dhe funksionimit të pavarur e të pandikuar të tyre“, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Kryeministri foli edhe për rëndësinë e luftimit të pastrimit të parave dhe kriminalitetit dhe tha se Kosova EURO-n si valutë e ka marrë nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria mbështet zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin. Përveçse për ligjshmëri e rregull, kujdeset edhe për paqe dhe siguri. Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës është prioritet i Qeverisë, prandaj edhe do të përkujdeset që qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimet e institucioneve. Në këtë drejtim çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe adresohet me shpejtësi.”, përfundon njoftimi.

Lajmet Kurti: BQK e pavarur në vendimin e marr për dinarin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>