Kurti: Arsimi dual po ndihmon ndërlidhjen e arsimit dhe ekonomisë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rritjen e arsimit dual në shkollat profesionale të Kosovës, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm për lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë.
Ai njoftoi se, pas vitit të parë të implementimit, ku arsimi dual u ofrua në katër profile dhe katër shkolla me 107 nxënës, sivjet kjo iniciativë është zgjeruar ndjeshëm.
Aktualisht, arsimi dual është në zbatim në 12 profile dhe 25 shkolla të 15 komunave, me 1607 nxënës pjesëmarrës.
Kurti theksoi se kjo përpjekje është një realizim i premtimit të qeverisë për të integruar arsimin dhe ekonominë në një lidhje më të ngushtë, duke ofruar mundësi më të mira për të rinjtë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.