Kurti: Arrestimi i pesë personave për bashkëpunim me BIA-n, rezultat i suksesshëm nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Prokurorinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Prokurorinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin e Kosovës në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.

“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka ftuar qytetarët që të jenë të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi.

“AKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues.Ftoj qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi. Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare”, tha ai ndër të tjera.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker