“Kurrë…” Krasniqi: E pamundshme të kemi bashkëpunim me Kurtin, kemi dallime

(Lajm i përditësuar)
Krasniqi: Nuk kam pretendime me qenë në qeveri
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se nësë PDK e merr pushtetin ai personalisht nuk ka synim që të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
“Do të vazhdoj me reforomu partinë , nëse Zoti Hamza bëhet kryeministër do të jetë një lehtësim i madh sepse atëherë e di se qeveria është në drejtimin e duhur, dhe me mbetët me shumë kohë me u marrë me partinë”, tha ai.
Ai shtoi se as në zgjedhjet e ardhshme nuk pretendon që të kandidojë për kryeministër
“Situata serioze”, Krasniqi: Kushdo që bëhet kryeministër të nesërmen duhet të shkojë në Washington
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se kushdo që bëhet kryeministër i Kosovës duhet që menjëherë të punojë në rregullimin e raporteve me SHBA-në.
“ Unë e them në mënyrë figurative që ai që bëhet kryeministër shpresoj që të jetë Bedri Hazma, të nesëmrën duhet me ble një biletë për Washington edhe me lyp takime të të gjitha niveleve edhe me diskutu cila është rruga përpara”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se Washingtonit duhet të i ofrohet sinqeritet, partneritet mirëbesim, falënderim e mirënjohje.
“Për që vjen mundësia që njerëzit me dalë në studio televizive qysh e kam dëgju do eksponent të pushtetit që kqyr se Amerika ka interesa , kqyr se Amerika mundet me na mashtru… mendoj që është diskurs i rrezikshëm”, u shpreh Krasniqi.
“Kosova ka humbur mundësinë jetike”, Krasniqi: Mik më të madh se Bideni s’kanë pasur shqiptarët
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Kosova ka humbur mundësinë jetike sa i përket raporteve me SHBA-në , gjatë presidencës së Bidenit.
“Mik ma të madh , s’kanë pasë shqiptarët se sa Bidenin, qysh është e mundur një njeri që Zoti Biden e ka ditë edhe ku është Prishtina, Gjilani ka ardhë me nipa e mbesa këtu e ne çka kemi bo 4 vjet , 4 vjet e kemi pasur mundësinë ideale me kry punë për vendin tonë dhe është koha kur e kemi degradu raportin ma së shumti për shkak të një qeverie kryeneçqe që e rreh gjoksin se unë jam i vendosur, unë jam shumë i padëgjueshëm, por dëmi iu ka bërë vendit, ne mundësinë e kemi humbur, tash s’kemi hapësirë me humbë mundësi të reja.”, tha Krasniqi.
“Mundësitë që i ka pasur Kosova viteve të fundit , nuk kthehen më”, u shpreh kreu i PDK-së.
Krasniqi për Kurtin: I ka pëlqy shumë pushteti, veç ndonjë siklet i madh mund ta heq
Kreu i PDK-së, Memli Krasniq tha në emisonin “Click” në RTV21 tha se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit janë bërë obligim nga Kurti për pushtetet e ardhshme. Por, shtoi se nëse PDK vjen në pushtet nuk do ta pranojë draftin për Asociacionin.
“Drafti nuk është obligativ, është i papranueshëm, (do të ia them Sorensenit) në momentin që e shoh , paraardhësit të tij ja kam tregu ditën e parë, e Escobarit publikisht e privatisht, ai draft nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç është…”, tha Krasniqi.
Kur u pyet se a ekziston mundësia që Kurti nuk dëshirion ta bëjë qeverinë për shkak të Asociacionit, Krasniqi tha: “ Ma merr mendja i ka pëlqy pushteti shumë, vetëm naj siklet i madh e heq prej pushteti se qejfi jo”.
“Deri tash se ka dëshmu me dërgu Asociacionin në Kushtetuese, por për këtë pjesë nuk e kmi parë që e ka dërgu”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi: Nëse jemi në opozitë, s’ do të kontribuojmë në polarizim
I pari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse mbeten në opozitë nuk do të kontribuojnë në polarizimin e shoqërisë.
“ Një gjë e kam bërë të qartë në polarizim nuk kemi me kontribu, ka pasur momente të pakëndëshme në atë kuvend që na janë imponu për të cilat kanë ndodh siç kanë ndodh në raste të caktuara , të cilat nuk janë dukur mirë, por që kanë ardhë me provokimin e qeverisë.”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se Kosova nuk ka kohë të humbë për formimin e institucioneve, pavarësisht se kush i bën ato.
Mundësia e zgjedhjeve të reja, Krasniqi: Trajektorja e rënies së LVV-së tashmë është e pandalshme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se në rast që bëhen zgjedhjet e reja PDK-ja mund të marrë më shumë vota sidomos në diasporë, derisa u shpreh se Vetëvendosje do të bjerë në në numrin e votave.
“ Trajektorja e rënies së Lëvizjes Vetëvendosje tashmë është e pandalshme , sa është e shpejtë a mundet me u rrëzu nga 20% prej rezultatit aktual siç janë rrëzu tash edhe të ardhmen nuk e di, ndoshta në qershor është pak si kohë e shpejtë nuk jam i sigurtë, por për PDK-ja jam i qartë se si mund ta shtojë numrin e votuesve”, u shpreh Krasniqi .
Krasniqi për deputetët e LVV-së: Ka prej tyre që nuk i njoh, kjo flet për ta jo për mua
Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 kritkoi deputetët e Vetëvendosjes duke thënë se e kanë kryer mandatin në Kuvend dhe nuk kanë folur asnjëherë.
“E kanë kry mandatin nuk i njoh, iu them me sinqeritetin ma të madh ka deputëtë që katër vjet kemi qenë bashkë aty por nuk i njoh dhe kjo flet për ta e jo për mua, kështu që në rregull janë mandatin qytetar e kanë të mirëseardhur janë “, deklaroi ai.
“I shpallim sport kombëtar”, Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
“ Në zgjedhje njëri ka dalë i pari njëri i dyti, nëse i pari nuk e bën qeverinë atëherë e bën i dyti ose edhe kemi opsion tjetër shkojmë në zgjedhje , edhe ato zgjedhje janë të mundshme, nësë nuk mund ta krijojë qeverinë asnjëra palë atëherë shkojmë në zgjedhje, njëparë zgjedhje në qershor, në tetor rundi tjetër në nëntor, në prill edhe i shpallim sport kombëtar zgjedhjet”,u shpreh Krasniqi.
Ai shtoi se çështja e kryeministrit as nuk vjen në diskutim. “Nuk heqim dorë nga Hamza, nuk ndodh ajo”, tha Krasniqi.
“Nuk heqim dorë”, Krasniqi: Nëse PDK formon qeverinë, Bedri Hamza do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 tha se nëse PDK-ja formon qeverinë, Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm.
“Kjo është evidente”, tha Krasniqi.
Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e ngërçit politk
Lideri i PDK-së. Memli Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që Kosova mund të kalojë në një fazë të ngërçit politik në periudhën kohore derisa të formohet qeveria.
“Është e mundshme, kemi përjetuar ngërçe edhe në të kaluarën , ne stabiliteti a vyn më shumë se për ngërçe jemi mësuar, 6 muaj ngërç kemi pasur në vitin 2014, është viti me zhvillimin e konomik, me rritjen e brutoprodhimin vendor me të vogël që kemi pasur sepse kriza e ka prodhuar një gjë të tillë”, tha ai.
Zgjedhja e presidentit të ri, Krasniqi: Është herët të flitet për emra
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi duke folur për zgjedhjen e presdientit të ri është vështirë të parashikohet nëse do të propozohet një emër i veçantë, por nuk e përjashtoi si mundësi.
“Është herët të flitet për emra, kështuqë spekulimet e tilla i lëmë për kur t’i vijë koha, për president nuk kemi diskutar, ta bëjmë qeverinë “, tha ai.
“Në prillin e ardhshëm kemi zgjedhje”, Krasniqi: Në cilindo kombinim s’mund ta zgjedhim presidentin e ri
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në pozicionin aktual në të cilin gjendet Ksova mundësia është që në prillin e ardhshëm të ketë sërish zgjedhje.
“Sepse ky konstalacon aktual në cilin do kombinim nuk mund me zgjedh presidentin ose presidenen e re, në mars të vitit të ardhshëm kur skadon mandati i presidentes aktuale, dhe nëse kjo nuk ndodh ne duhet të shkojmë në zgjedhje., tha ai.
Krasniqi: Kjo qeveri ka pasur shumicën, e ka kontrollu edhe presidencën e s’ka kry punë
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se qeverisja e ardhshme nga kushdo që do të krijohet do të jetë e shumicës minimale.
Megjithatë sipas tij në Kuvendin e Kosovës ka pasur qeveri me më shumë se dy të tretat e deputetvë e s’kemi qenë në gjendje me i çu përpara do çëshjtje të rëndësishme.
“E po ashtu kemi qenë qeveri e pakicës më më pak se 61 deputetë po kemi kry punë shumë të mëdha e projekte të rëndësishme për Kosovën, nuk e shoh domosdoshmërinë e pasjes së shumë numrave për me kry punë, kqyre këtë qeveri kanë pasur 58 deputetë , një kohë e ka kontrollu edhe presidencën por punë s’ka kry”, tha Krasniqi.
Koaliconi me opozitën, Krasniqi: Duam që bazamenti të jetë programi i Bedri Hamzës
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse do të merrnin mandatin për të formuar qeverinë, për ta e rëndësishme është që bazameti i programit të ardhshëm qeveritar të jetë programit të Bedri Hamzës.
“Janë disa prej prioriteteve kryesore që do të ishin të domosdoshme dhe të padiskutueshme duke filluar nga rritja e pagave dhe pensioneve, por gjithmonë duke pasur gatishmërinë për fuzionimin me të propozimeve me partitë tjera që mund të jemi bashkë në këtë koalicon potencial”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Vizta e Rutte ka të bëjë me aspektin e sigurisë
I pari i PDK-së duke folur për vizitën e paralajëmruar të sekretarit të NATO-së në Kosovë, Mark Rutte tha se kjo ka të bëjë me aspektin e sigurisë.
“Nuk ka të bëjë me pjesën politike, sespe fatkeqësisht siguria po kthehet në temë edhe për Kosovën edhe për rajonin”, tha ai.
“E di ai vet”, Krasniqi: Edhe Kurti është bërë kryeministër me aprovimin e ndërkombëtarëve
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click në RTV21, tha se ka shumë vite që ndërkombëtarët nuk janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në qeverinë e Kosovës dhe bërjen e saj, megjithatë pranoi se çdoherë ka pasur një lloj ndikimi apo aprovimi.
“Edhe zoti Kurti ka marrë aprovimin e ndërkombëtarëve se ndryshe s’është bo, as herën e parë e as herën e dytë, e ka pasur një mbështetje, ai e di vet, unë besoj që sot s’ka një interferim ndërkombëtar… nuk kam informacione se a do të vijë Grenell në Kosovë, besoj që emërimet që do të bëhen në departamentin e shtetit kanë me na dhënë njëfarë qartësie sepse me neve nuk merret sekretari i shtetit që nga 2009-a e këndej ”, tha Krasniqi.
Krasniqi shpreson që të mos i vijë rendi Trumpit të flasë për Kosovën
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 tha se përgjegjësia e politikanëve nuk është me u sjell si qytetari, por ta drejtojnë qytetarin. Ai komentoi edhe raportin e Kosovës më SHBA-në.
“Prapë e kemi pasur deklaratën para sa dite, unë se di qysh me i ba këto deklarata ma serioze , apo presin këta që presidenti Trump me fol për neve, InshAllah si vjen rendi se mandej nuk e di çka thotë..”, tha ai.
Krasniqi: Është kundër interesit të Kosovës që Kurti të jetë kryeministër
Lideri i PDK-së , Memli Krasniqi nuk komentoi deklaratën e liderit të Nismës , Fatmir Limaj i cili është shprehur i hapur për të diskutuar me Kurtin për një koalicion të mundshëm.
Por, Krasniqi shtoi se nuk është interes i Kosovës që Kurti të jetë kryeministër.
“Është e kundërta, është kundër interesit të Kosovës me qenë Albin Kurti kryeministër, për faktin se sot qytetarët e Kosovës jetojnë më keq se sa para katër viteve m, numri i të varfërve është rrit,kush kish besu që BE-ja na vendos sanksione kjo është çmenduri…”, tha Krasniqi
Krasniqi: Nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 tha se fillimisht kryeministrit Kurti i takon që ta mandatojë qeverinë, e sipas tij nëse ai dështon ta bëjë një gjë të tillë PDK-së është e gatshme t’i formojë institucionet.
Ai tha se ende nuk kanë folur me opozitën, por që është i hapur në komunikim me ta.
“Jemi para një udhëkryqi të madh si një popull, realiteti gjeopolitik po ndryshon në mënyrë rapide, gjërat që në të kaluarën ei kemi marrë të mirëqena nuk janë të mirëqena ma, raportet me Serbinë kanë shumë pikëpytje, krejt rajoni është para ndryshimeve të mëdha”, tha Kurti duke përmendur siuatën në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e Serbi.
“Unë besoj se përgjegjësia është shumë e madhe dhe nuk e di që mund të ketë parti të papërgjegjshmë që thotë s’ka lidhje çka ndodh me vendin tonë.”, tha ai.
“Ne nuk shkojmë me LVV-në , nëse gjejnë partnerë le ta formojnë qeverinë”, tha ai.
“Peshkimi i deputetëve”, Krasniqi: S’kemi peshqi, por kemi deputetë me integritet të plotë
Duke komentuar raportimet se partia në pushtet mund ta formojë qeverinë me anë të “peshkimit” të deputetëve, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se një gjë e tillë mund të bëhet nëse ka peshqi, por sipas tij në partinë që ai udhëheq ka deputetë me integritet.
“Së paku për PDK nuk ka asnjë mundësi që ta të ketë …në 2021 ku na ka ndodh ka qenë befasi për gjithë neve sepse zonja në fjalë ka ardh si në fund dhe nuk e dijmë kah na ka ardhë as qysh u bo deputete”, tha ai.
Krasniqi citon Kurtin: S’ka qenë garë automobilistike , duhet ta bëhet shumica parlamentare
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” tha se ndonëse kryeministri Kurti ka fituar zgjedhjet nuk e ka shumicën parlamentare. Ai citoi Kurtin i cili para më shumë se 10 viteve ka thënë se zgjedhjet nuk janë garë automobilistike, por duhet të bëhet shumica parlamentare.
:Unë besoj se Kurtit i takon me provu me bo qeverinë , se edhe Kushtetuta thotë ashtu, certifikimi i rezultateve përkundër vonesave , po besoj që brenda 10- 12 ditëve të ardhshme do të duhej me ndodh , në momentin që certifkohet rezultati ne hymë në proceset kushtetuese”, tha ai.
“Ne jemi të gatshëm me i formu institucionet nëse Kurti dështon”, tha ai.
Krasniqi i thotë PO koalicionit me opozitën: Legjitimeti qytetar në anën e opozitarëve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 u shpreh i hapur për koalicon me opozitë.
“Bashkëpunimin mund ta kemi me partitë opozitare, dhe në këtë kuadër mes një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ne apsolutisht e kemi thënë e preferojmë një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja në partneritet me partitë opozitare, dhe besojë se legjtimiteti qytetar është në anën e opozitarëve të mandatit të kaluar , sepse nëse flasim me numra janë 52 deputet nga opozita dhe 48 deputet nga partia në pushtet”, tha Krasniqi
“Jo vijave të kuqe”, Krasniqi: Por, me Kurtin nuk diskutojmë për qeverisje të përbashkët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se për PDK-në vijat e kuqe si koncept janë të papranueshme.
“Sespe vija e kuqe si koncept nuk është më ndaj lidershpiti të partisë, por ndaj qytetarit që e voton atë parti kjo është arsyeja. Krejt ata që kanë pasur vija të kuqe i kanë fshi ato vija, sepse zakonisht vijat e kuqe i kanë pasë me PDK-në, e pastaj kanë ardhë me PDK-në. Pra, ne nuk themi kemi vija të kuqe sepse përjashtimi i tillë është ndaj qytetarëve, e tash gjithmonë e kam vazhdu me një fjali tjetër por nuk shoh kurfarë mundësie me bashkëpunu me Vetëvendosjen në qeveri”, tha ai
“Kjo është e qartë .. e kemi thënë e ka thënë Hamza pas zgjedhjeve”, tha ai
“Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës as nuk diskuton me zotin Kurti, nuk kemi hapësirë as me diskutu opsione të qeverisjes me të”, tha Krasniqi.
Ai mohoi se kanë pasur kontakte me Kurtin gjatë kësaj kohe .
“Apsolutisht jo, asnjë zyrtar i PDK-së nuk ka komuniku as nuk do të komunikojë me zyrtarë të Vetëvendosjes për këtë çështje”, siguroi Kurti.
“Kurrë…” Krasniqi: E pamundshme të kemi bashkëpunim me Kurtin, kemi dallime
Lideri i PDK-së Memli Krasniqi tha se kryeministri Kurti është i njëjti dhe nuk ka ndryshuar nga ai që ka qenë në opozitë.
“Normalisht që na krejt ato fyerje nuk mundemi me i hudh poshtë dhe me thënë hajt se s’ka lidhje, por në politikë inters qytetarë duhet me qenë më i madh se sa ndjenjat personale të njerëzve më përgjegjësi. Anash kësaj ne nuk mundemi me pas bashkëpunim me Kurtin sepse kemi dallime të mëdha në mënyrën qysh e shohim shtetin , në mënyrën qysh i shohim raportin me shtetin, raportin e shtetit me qytetarët, se si e shohim skenën politike, si e shohim epërsinë e kushtetutës ndaj ligjeve, pra kemi dallime të jashtëzakonshme politike ideologjike jo vetëm për të kaluarën por edhe për të ardhmen . “,, tha Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 .
“Pra do të ishte e pamundshme me pasë një program koherent politik”, tha Krasniqi.
“Qoftë i fundit”, Krasniqi: Kurti është kryeministri i parë që se ka parë Shtëpinë e Bardhë
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi kritioi kryeministrin Kurti për sanksionet që BE-ja i vendosoi Kosovës e po ashtu edhe për raportet me SHBA-në. “Kurti është kryeministri i parë e qoftë i fundit që nuk ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë “, tha ai.
Krasniqi për Kurtin: Ai është i pa aftë
Duke komentuar kiritkat e ashpra e me gjuhë ofendeuse që kryeministri Kurti gjatë fushatës u bëri opozitës, lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 e quajti Kurtin të pa aftë .
“Për katër – pesë vjet s’ka qenë në gjendje me i përfundu projektet infrastrukturore as rrugët që I ak gjetë në gjysmë se most ë flasim ndonjë rrugë apo diçka, për s’ka qenë në gjendje një njohje me ja pru Kosovës, me rritë mirëqenien e qytetarëve , s’ka arritur me e zvogëlu migrimin e jashtëzakonshme që ka ndodh në mandatin e tij… atij i doket e pamundshme që të rriten pagat..i doket edhe e pamundshme me i hjek sanksionet që i ka vendosur ai vet.”, tha ai.
Fyerjet e Kurtit ndaj opoztiës, Krasniqi: Ai kërkonte karrem për polarizim të shoqërisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kritkoi gjuhën e ashpër të Kurtit në fushatën zgjedhore. Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 tha se fyerjet që Kurti i ka bërë gjatë nuk i kanë pasur hije edhe po të kishte qenë në opozitë.
“Unë nuk kam pas ndonjë arsyeshmëri përveç asaj se ai nuk ka pasur për çka të flet sepse rezultatet I ka pasë ingezistente, program nuk ka pasur se çfarë do të bëjë dhe ka qënë si me thënë nashta edhe qesharake me thënë që kam program për të ardhmën kur programin që ka pasur nuk e ka realizuar as 10% kështu e ka gjetur rrugën e ikjes nga përgjegjësia dhe ka zgjedhur fyerjen”, tha ai.
Më tej Krasniqi tha se Kurti edhe në të kaluarën ka qenë njeriu që ka krijuar polarizime në shoqëri, e një gjë të tillë ai (Krasniqi ) nuk ka dashur ta bëjë.
“Ai ka lypur karrem, ato kanë qenë karreme për opozitën për të hyrnë në konflikte qoftë verbale , për polarizim të shoqërisë, unë mendoj që polarizimi e ka dëmtuar vendin tonë të majftueshëm.”, tha ai duke shtuar se kur Kurti pa se opozita nuk po i përgjigjet ai ka filluar t’i atakojë mediat e bizneset.
“Në nnjë mënyrë më ndryshe i atakonte edhe partnerët ndërkombëtarë, por përmes kanaleve të komunikmit dixhital, sepse njerëzit të cilët nuk kanë vizion duhet me diçka me u marrë edhe më së lehti është akuza dhe fyerjet”, tha ai.
“Gara s’ka përfundu”, Krasniqi: Referendumi i Kurti ka dështuar, pavarësisht se ka dalë i pari
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 tha se në bazë të rezultateve të zgjedhejve vërehet se qytetarët më shumë i besuan Vetëvendosjes më shumë se partive tjera
Sipas tij rol në këtë ka luajtur populizmi i përdorur nga LVV-ja.
“Ajo që duhet me thënë se zoti Kurti këto zgjedhje i ka propagu si referendum dhe ka qenë e qartë në deklarimin e tij që ka thënë se këto zgjedhje janë referendum. Referendumi kalon kur i merr 50% plus 1, pra referendumi i tij ka dështu, platforma e tij pavarësisht se është i pari ka dështu .”, tha ai.
Krasniqi citoi Kurtin në deklaratën e tij të para më shumë se 10 viteve i cili ka thënë se zgjedhjet i fiton ai që mundet ta formojë qeverinë.
“Gara nuk ka përfundu, garaën automobolistike e ka fituar LVV-ja pork a tëbë me krijimin e qeverisë atëherë faza e ardhshme është më e rëndësishme.”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Duket se numrin më të madh të të pavendosurve gjatë sondazheve e ka marrë VV-ja
Lideri i PDK-së Memli Krasniqi duke folur për rezultatin e zgjedhejve të 9 shkurtit tha se numrin më të madh të të pavendosurve gjatë sondazheve para zgjedhjeve e ka marrë Vetëvendosje.
“Pritjet e mija kanë qenë se Vetëvendosje se nuk mund ta kalojë një numër të caktuar por e ka arritur një numër të votatve që janë gati 400 mijë.”, tha Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 .
“S’kam spjegim”, Krasniqi i befasuar me numrin e votave që morën nga diaspora
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh i befasuar me numrin e votave që subjekti që ai udhëheq ka marrë nga diaspora.
Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se pritjet e PDK-së kanë qenë më të mëdha.
“Realisht është një çështje që do ta analizojmë në detaje sepse nuk kam spjegim, sot nuk kam spjegim se si është e mundur që kemi marrë vetëm 7 mijë vota nga diaspora”, tha ai.
I pari I PDK-së pranoi se është nevojitur një ogranizim më i mirë të procesit zgjedhor nga ana e partis, pasi që sipas tij në tubimet e PDK-së në diasporë ka pasur numër të madh të njerëzve.
“Ka marrë fund”, Krasniqi: Qytetarët e kanë thënë qartë nuk dëshirojnë qeverisje një partiake
Lideri i PDK-së Mëmli Krasniqi në emisioni “Click” në RTV21 vlerësoi se PDK ka shënuar rritje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai shtoi se trendi i rritjes për këtë subjekt politik është i vazhdueshëm.
Derisa tha se qytetarët në këto zgjedhje dhanë mësazh se nuk dëshirojnë qeverisjë nëpartiake.
“Në prizmin tim mesazhi është se qytetarët i kanë thënë partive politike në radhë të parë Vetëvendosjes se koha për qeverisje njëpartiake ka marrë fund sepse askush nuk e ka shumicën dhe na e kanë bërë të qartë se qeverisjen e ardhshme duhet ta qeverisë një koalicion”, tha ai.
“Kosova ka nevojë për themelimin e Qeverisë së re”, Krasniqi: Vonesat në numërimin e votave të panevojshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se ka pritur efikasitet më të madh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Sidomos kanë pasur kohë të majftueshme krahasimisht me 5 parë zgjedhjet e fundit që kanë qenë të parakohëshme, ligji për zgjedhjet është miratuar me kohë …dështimi të serverët ë rinj e la një hije të keqe të procesi zgjedhor që ishte i shkëlqyeshëm, vonesa në numërimin e votave ishte për mendimin tim i panevojshëm dhe e krijoi një amulli që në proceset e tilla nuk na duhet sepse Kosova ka nevojë për themelimin e insituvioneve të reja dhe Qeverinë e re.”, tha Krasniqi.
Krasnqi: Si PDK kemi shënuar rritje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 falënderoi votuesit e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se 200 mijë vota kanë qenë potenciali që e kanë synuar dhe e kanë arritur.
“Dëshiroj të theskoj se si PDK kemi shënuar rritje në çdo komunë”, tha Krasniqi duke shtuar se për dallim nga zgjedhjet e kaluara kanë marrë edhe vota nga gratë e nga të rinjtë./21Media