Kurorëzimi i mbretit Charles: Mbi 2000 të ftuar në ceremoni

Më shumë se 2200 njerëz do të marrin pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, njoftoi dje Pallati Buckingham.

Këto përfshijnë përfaqësues ndërkombëtarë nga 203 vende, komunitete dhe organizata.

Charles, i cili u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 vendeve të tjera të Commonwealth (Kanada, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka, Bahamas, Grenada, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, Antigua dhe Barbuda, dhe St. Belize).

LEXO EDHE KETE

Tensione dhe përleshje gjatë protestave të 1 majit në Francë: 108 policë të plagosur, arrestohen 290 persona

Në shërbimin në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj do të marrin pjesë edhe fitues të çmimit Nobel, përfaqësues fetarë, krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm, tha Pallati.

Përveç këtyre të ftuarve, 400 të rinj që përfaqësojnë organizata bamirësie do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit dhe procesionet nëpër Kishën e Shën Margaretës, pranë Avaio.

Në kurorëzimin e mbretit Charles nuk do të marrë pjesë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pavarësisht një ftese.

Megjithatë, Zonja e Parë, Jill Biden do të jetë pjesë e ceremonisë e cila do të mbahet me 6 maj.

Vendimi i Biden për të mos marrë pjesë thuhet të jetë rezultat i dëshirës së tij për të mos thyer një traditë e cila kërkon që presidentët e SHBA-ve të mos marrin pjesë në ngjarje të tilla si kurorëzimi pasi që SHBA ka qenë e sunduar nga Mbretëria e Bashkuar.

Asnjë President që kur SHBA u shkëput nga sundimi britanik më 4 korrik 1776 nuk ka marrë pjesë në kurorëzimin e një monarku britanik.

Një ditë pas ceremonisë së Kurorëzimit, më 7 maj, turma njerëzish do të marrin pjesë në Koncertin e Kurorëzimit, në të cilin Tom Cruise do të ketë një paraqitje virtuale në Kështjellën Windsor me Take That, Lionel Richie dhe Katy Perry./Rahoveci.info.info/

Lajmet Kurorëzimi i mbretit Charles: Mbi 2000 të ftuar në ceremoni >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!