Kuqezinjtë mposhten 2-0 në “Wembley”

Shqipëria është mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026-të, përballë Anglisë në Wembley.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga anglezët, ku vetëm fati, Strakosha dhe Gjimshiti nuk lejuan që të pësonim më shumë se dy gola.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo preferuan të luanin të tërhequr në nisje të sfidës, por edhe të detyruar nga presingu anglez, por nuk mundën të rezistonin më shumë se 20 minuta pa pësuar gol.
Ishte Levis i cili shënoi golin ë pare në minutën e 20-të pas një asisti të Bellingham, duke i ikur mbulimit të Alijit.
Ndërkohë që kuqezinjtë në fraksionin e parë të lojës krijuan vetëm një gjysëmrasti, dhe ajo më shumë për “meritë” të anglezëve që u ngatërruan me njëri-tjetrin.
Ndërkohë në pjesën e dytë kuqezinjtë rritën ritmin e lojë, madje aktivizimi i Armando Brojës u duk sikur i dha frymëmarrje sulmit, por në minutën e 78-të Harry Kane dyfishoi rezultatin për “tre Luanët” duke shuar përfundimisht shpresat e kuqezinjve për të dalë me pikë nga mituiku “Wembley”.