Kuka uron Krishtlindjet në pesë gjuhë të ndryshme

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka bërë sot një postim në “Facebook”, ku shihet nga Jerusalemi, kryeqyteti i Izraelit, ku Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje në Mastersin e xhudos.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, kurse Laura Fazliu e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kuka në “Facebook” shfrytëzoi rastin që t’ua urojë besimtarëve krishterë Krishtlindjet, dhe këtë gjë e bëri në pesë gjuhë të ndryshme.

“Nga Jerusalemi me diell …

Uroj të gjithë Shqiptarët që

festojnë Krishtlindjet

Urime e për shumë mot!

Merry Christmas

Frohe Weihnachten

Joyeux Noël

Buon Natale”, shkruante Kuka në “Facebook”.

Lajmet Kuka uron Krishtlindjet në pesë gjuhë të ndryshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!