Kuka flet për xhidistët, shqetësohet për Laura Fazliun

Trajneri i xhudos, Driton Kuka i ka komentuar paraqitjet e xhudistëve në Grand Slamin e Bakus në Azerbajxhan duke mos i kursyer as kritikat.

Kuka lavdëroi paraqitjen e Nora Gjakovës e cila arriti deri në finale, teksa u shqetësua me Laura Fazliun, e cila u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e saj.

“Baku Grand Slam përfundoj me paraqitje të shkelqyeshme të Nores dhe me medaljen e saj të rëndësishme drejt Paris2024! Ajo me përkushtimin e saj dhe seriozitetin po mbetet në lojë serioze për medalje tutje në çdo garë e pse jo edhe medalje tjetër Olimpike!”, shkroi Kuka.

“Loriana sot e 7 fitoj dy e pësoj dy herë fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike, por duhet shumë punë deri te ndonjë rezultat atje, mbetet të shihet”.

Kuka theksoi se Dardan Cena po vazhdon me formë të mirë.

“Dje garuan Laura e Dardani. Dardani po avancon tutje me performancë dhe ai do ngjitet dita dites drejt sukseseve të mëdha. Laura e 7 në kategorinë e saj ku realisht do duhej të fitoj medalje,por luftoj pa motiv të duhur për medalje dhe kriza e saj tashmë po më shqetëson seriozisht!”, shtoi Kuka.

“Janë ndërtuar tri Kampione Olimpike në ekipin tim por me garuese që dalin dhe luftojnë deri në atomin e fundit,dhe kjo është me rëndësi”.

“Në fakt mua si trener më duhen luftëtar të pakompromis! Do vazhdoj të punoj drejt medaljes Olimpike në Paris 2024 por me garues që e dojnë dhe luftojnë për medalje”.

“Dua të besoj që 5 garuesit tonë që janë kualifikuar për Lojëra Olimpike do jenë me zemer e shpirt,luftëtar e jo ndryshe drejt medaljes Olimpike”, shkroi trajneri Driton Kuka.

Lajmet Kuka flet për xhidistët, shqetësohet për Laura Fazliun >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>