Kuka: Fitorja e Majlindës e revoltoi edhe Putinin

Driton Kuka është trajneri që qëndron pas ikonave të xhudos që na kanë bërë krenarë të gjithëve në botë, nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e tjerë.
Ai ka vendosur që këtë punë të realizuar për gjatë gjithë këtyre viteve ta ndajë me të gjithë përmes një libri për jetën e tij, ku padyshim nuk kanë munguar as episode të rëndësishme.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kuka treguar një rast siç ishte fitorja e Kelmendit në Rusi, ku edhe presidenti Putin u revoltua.

“Fillimisht duhet cekur që kemi pasur shumë pengesa në shumë shtete që nuk e njohin realitetin e shtetit të ri të Kosovës. Faktikisht, me rezultatet që ka arritur në fillim Majlinda, në një farë forme ajo e ka shtyrë këtë qasjen. Unë e kam thënë që rezultatet e Majlindës përveç se në dimensione sportive, ato kanë shkuar përtej, kanë ndërtuar diçka tjetër. Sepse Majlinda ka triumfuar në shtete të cilat nuk e njohin Kosovën dhe në të cilat normalisht klasa politike nuk mundet as të duket. Fitorja e Majlindës në Rusi ka qenë diçka e jashtëzakonshme sepse është revoltuar e gjithë klasa politike atje, deri te presidenti Putin. Emri i saj ka qenë i lakuar në të gjitha instancat ndërkombëtare politike si Kombet e Bashkuara, Parlamenti Evropian etj. Edhe faktikisht është mirë sepse ne kemi bërë zhurmë pse nuk po na lejohet po në anën tjetër Majlinda bashkë me mua si trajner e kemi kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme në terren, sepse kemi bërë shumë zhurmë dhe në anën tjetër që në olimpiadën e parë në Rio kemi arritur të fitojmë medaljen e arit”, rrëfeu ai.
Lajmet Kuka: Fitorja e Majlindës e revoltoi edhe Putinin >> Rahoveci.INFO.