Kujdes, dy gabimet që bëni kur pini alkool

Gjatë festave të fundvitit është e vështirë të shmangni pirjen e alkoolit, gjë që rrit rrezikun për të përjetuar një dhimbje koke të pakëndshme ditën e nesërme.
Dhimbja e fortë e kokës, lodhja, të përzierat dhe dehidratimi janë disa nga efektet anësore që na kujtojnë se e kemi tepruar një natë më parë.
Sipas mjekes Anita Raja nga Birmingham, ju mund të shmangni një këto duke bërë disa gjëra para dhe pas pirjes së alkoolit.
“Dhimbja e kokës është e pakëndshme dhe mund t’ju sjellë marramendje, vjellje, lodhje dhe dehidrim. Fajtori kryesor për këto simptoma është alkooli i cili shndërrohet në trupin tonë në një kimikat të quajtur acetaldehid”, shpjegoi mjekja Raja
Sipas ekspertes, janë dy gabime kryesore që njerëzit bëjnë para se të pinë.
E para është se ata pinë me stomak bosh dhe e dyta është se nuk pinë mjaftueshëm ujë.
“Asnjëherë mos dilni për të pirë me stomakun bosh. Është e rëndësishme të hani diçka të lehtë përpara se të dilni jashtë, por jo pikante, pasi mund të dëmtojë më tej mukozën e stomakut”, thekson Raja.