Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare sot (e mërkurë) ka udhëtuar drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës. Në ndeshjen e parë që do të luhet më 21 mars në “Wembly” Shqipëria do të përballet me Anglinë, transmeton TV21.

Nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Ndërkaq, siç informojnë nga FSHF, skuadra e Silvinjos nesër do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore dhe me këtë do të mbyllë përgaditjet për ndeshjen ndaj Anglisë.

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet më 21 mars në ora 20:45.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker