Ku do ta mbajnë peticionin serbët në Mitrovicë të Veriut?

Grupi nismëtar ende nuk e ka lajmëruar kryetarin e kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, se ku do ta mbajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në një prononcim për Express, Uglanin tha se nuk do t’i pranojë nënshkrimet nëse ato mblidhen në rrugë.

“Ende nuk më kanë njoftuar. Ata janë të obliguar sipas udhëzimit administrativ me njoftu kuvendin komunal për shfrytëzimin e hapësirës publike, ata s’janë lajmëru. Nëse i mbledhin nëpër rrugë nuk i pranoj”, tha ai.

Çështja e zgjedhjeve në Veri u bë aktuale pas dorëheqjes së kryetarëve të atëhershëm në nëntor të vitit 2022, të cilët nuk qenë të kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Më pas zgjedhjet u caktuan për më 18 dhjetor, por për shkak të insistimit të bashkësisë ndërkombëtare ato u shtynë për më 23 prill. Më 23 prill pati dalje të ulët të qytetarëve në zgjedhje dhe sipas rezultateve fitues dolën kandidatët shqiptarë.

Pas shumë tensioneve në Veri, ndërkombëtarët rekomanduan dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë, mirëpo krerët shtetërorë në Kosovë përkrahën opsionin për peticionin, për çka më pas u hartua udhëzimi administrativ.

Ky udhëzim parasheh që kryetarët të shkarkohen pas nisjes së peticionit nga qytetarët. Tashmë kanë nisur procedurat dhe ka filluar rrjedha e afatit 30 ditor për mbledhjen e nënshkrimeve. Mirëpo, udhëzimi administrativ parasheh mundësinë që të kërkohen 15 ditë afat shtesë.

Lajmet Ku do ta mbajnë peticionin serbët në Mitrovicë të Veriut? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>