Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit / Stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë

Më 1998, pasi Asambleja Komunale e Podgoricës kishte pranuar kërkesën e Mulla Idriz Demirit që varrezat në Pobrezhie të zhvendoseshin në varrezat e reja të qytetit, ishte hapur tashmë rruga që eshtrat e Isa Boletinit të largoheshin nga aty për t’u varrosur në Kosovë.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini tregoi në detaje se si shkoi procesi, duke thënë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” se menjëherë pas publikimit të lajmit në njërën prej gazetave më të lexuara në vend, u lajmëruan disa figura si: Mulla Osmani, prof. Latif Berisha, Presidenti Rugova dhe nga familja ishin, Remzi Murati dhe Muhamet Shukriu.

Isa Boletini

“Atë kohë, babi im, Xhaviti ka qenë shumë sëmur nga shëndeti dhe si Boletin ishte shumë rrezik që t’i bie patrullave policore në sy, atëherë ka shku (në Mal të Zi te varrezat) djali i hallës së babit, Remzi Murati dhe Muhamet Shukriu, vetëm këta të dy. Dy mijë marka gjermane ua kishte dhënë Presidenti Rugova atë kohë për harxhimet e tyre që t’i sillnin eshtrat këtu në Kosovë”.

Gazmend Boletini tha se familjarët atje i ka prit hoxha me xhemat, dhe pas hapjes së varrezave renditja është bërë si në vijim: Isa Boletini, dy djemët e tij, dy nipat, dy miqt dhe kushëriri në fund.

“Gjithçka ka shku në mënyrë profesionale nga prof. Dr. Muhamet Shukriu, i cili iu ka bërë foto, e të gjitha. Pastaj i kanë tërhjek, së bashku me xhematin e Podgoricës që e ka organizu Mulla Idrizi. I kanë marr dhe me brushë të dhëmbëve një nga një i kanë la në hotel”, shtoi ndër tjera ai.

Lajmet Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit / Stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>