“Kthim në kohë”, avioni niset në fluturim në 2023 dhe arrin në 2022-shin

Pasagjerët e një avioni të United Airlines kanë pasur mundësinë të provojnë udhëtimin pas në kohë: Boingu 777-300 u nis nga kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul pasi atje kishte trokitur viti i ri 2023.

Destinacioni i tij sakaq, ishte San Francisko në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndërrimi i viteve nuk kishte ndodhur ende. Pasagjerët, thonë mediat e huaja, praktikisht udhëtuan një ditë pas me kalimin nëpër disa fasha orare: nisja u bë në 1 janar, 2023 në orën 00:29 nga aeroporti ndërkombëtar i Incheonit, ndërsa zbritja në San Francisco në 5:01 në 31 dhjetor 2022.

LEXO EDHE KETE

“Janë bërë si Kosova”, politikani gjerman irritohet pas gjuajtjeve me armë në Berlin

Linja Ndërkombëtare e Datave që kalon nëpër Oqeanin Paqësor është ajo që mundëson “udhëtimin në kohë”. Avioni hyn në një zonë që është më pak se 23 orë përpara zonës së mëparshme pas nisjes nga Azia për në Amerikë, dhe kjo zonë “rritet”, teksa mjeti fluturues vazhdon në rrugën e tij. Avioni ishte ende në vitin 2023 në orën 14:43 të së shtunës, pasi kishte qenë në ajër për dy orë e trembëdhjetë minuta.

Pasagjerët e fluturimit UA858 nuk ishin megjithatë të vetmit që përjetuan këtë moment të veçantë, sepse edhe një avion i Star Alliance kreu një fluturim të ngjashëm nga Guami në Hawaii./Rahoveci.info.info/

Lajmet “Kthim në kohë”, avioni niset në fluturim në 2023 dhe arrin në 2022-shin >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!