Kthehen maskat në Shkup, sulmohet kryetari i FFM-së – Muhamed Sejdini
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini është sulmuar fizikisht gjatë pasdites së sotme, nga disa persona me maska.
Siç mëson TV21, Sejdini është sulmuar nga tre persona me maska teksa ka qenë duke i përshëndetur disa miq, në restorantin “Ballkanika” në Shkup.
Sejdini tani gjendet në Stacion Policor në Karposh ku po merret në pyetje, ndërkaq bëhet e ditur se Gjykata është duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të identifikuar sulmuesit.
TV21 ka pyetur edhe në MPB për informacione zyrtare, por deri tani nga atje pa përgjigje.