Kryeziu për thirrjen e VV-së për shmangien e debateve televizive: Tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë

Pas deklaratave nga anëtareve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin mediat dhe debatet televizive ka reaguar Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu

Sipas tij ky veprim i Vetëvendosjes është tendencë për të penguar qasjen në informacionin e lirë.

“Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar”, ka shkruar Kryeziu mes tjerash.

“Thirrja që qytetarët të shmangin mediat dhe debatet televizive është një kontradiktë e theksuar me thelbin e demokracisë. Për më tepër mund të shihet si një tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë, që është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe aktive.”, ka përfunduar ai.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker