Kryeziu: Osmani duhet me i thirrë partitë politike me diskutu për krijimin e institucioneve

(Lajm i përditësuar)
Kryeziu: Osmani duhet me i thirrë partitë politike me diskutu për krijimin e institucioneve
Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin Click të RTV21 ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani duhet të thirrë partitë politike për diskutim lidhur me krijimin e institucioneve.
Sipas tij Osmani duhet të diskutojë me partitë politike veq e veq për krijimin e institucioneve, ku shton se ata kanë përgjegjësi kushtetuese.
“Presidentja përveq detyrave që ka ajo ka kompetenca neutrale, ka komptenca ekzekutive por është faktor në bazë të Kushtetutës dhe duhet me qenë në nivel të detyrës, duhet me i thirrë partitë politike me diskutu, secilën veq a veq edhe me diskutu për krijimin e institucioneve të cilin e kanë përgjegjësi kushtetuese”, tha Kryeziu. /21Media
Konstituimi i Kuvendit: Kryeziu: Këto situata janë të cilat po ndodhin për herë të parë
Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin Click të RTV21 për konstituimin e Kuvendit ai u shpreh se kjo situatë është për herë të parë e cila është duke ndodhur.
Situata e konstituimit të Kuvendit sipas tij ka vakuum kushtetues.
“Këto situata që i kemi tash janë pa precidentë, situata të cilat po ndodhin për herë të parë të cilin ka vakuum kushtetues, se nuk kemi mundur si njëri prej hartuesëve të Kushtetutës së Republikës, nuk mund t’i sheh gjithë këto situata”, tha ai. /21Media
Kryeziu: Detyra e deputetit është të votojë, nuk nënkupton për cilin person të votojë
Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin Click të RTV21 lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, ka deklaruar se detyra e deputetit është të votojë, ku shton se nuk nënkuptohet për cilin person të votohet.
“Aktgjykimi i Gjykatës në vitin 2014 ska të bëjë me këtë rast, është rast krejt tjetër, në mes tjerash përmenden edhe detyrat e deputetit. Detyra e deputetit është të votojë, nuk nënkupton për cilin person të votojë, por ka të drejtë të votojë për kundër dhe abstenim”, tha Kryeziu. /21Media