Kryeziu: Kuvendi i Kosovës ka lobuar për njohje të reja

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu tha se rëndësia e diplomacisë parlamentare nuk është vetëm një shtojcë në diplomacinë shtetërore, por një shtyllë e fuqishme e saj.
“Sot përmes kësaj konference i japim një rëndësi të veçantë reflektimit mbi të arriturat dhe sfidat e diplomacisë sonë më një fokus ndryshe në drejtimet ku mund të përforcohemi dhe të ndryshojmë pozitën ndërkombëtare. Dua të nis me rëndësinë e diplomacisë parlamentare. Ky dimension nuk është më një shtojcë në diplomacinë shtetërore por është një shtyllë e fuqishme e saj. Në vitet e fundit, Kuvendi i Kosovës ka ndërtuar rrjete bashkëpunimi me parlamente të vendeve të ndryshme, duke lobuar drejtpërdrejt për njohje të reja dhe përkrahje në forume ndërkombëtare”, u shpreh Kryeziu në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve.