Kryetrajnerja e KFV Prishtina mirëpret nikoqirët e Barça Camp Kosovo: Ky kamp është një mundësi unike
Kryetrajnerja e KFV Prishtina e cila është edhe Organizatore e Barça Camp Kosovo, Suada Jashari ka adresuar një letër mirëpritje për nikoqirët e eventit Barça Camp Kosovo!
Në këtë letër ndër tjerash ajo ka thënë se është ndër të jenë nikoqirë këtij eventi që mbledh së bashku futbollistë të rinj dhe të pasionuar nga mbarë Kosova dhe Rajoni e diaspora.
“Ky kamp është një mundësi unike për ju që të mësoni nga trajnerët më të mirë, të zhvilloni aftësitë tuaja dhe të përjetoni gëzimin e futbollit. Por përtej kësaj, ky kamp ka të bëjë edhe me ndërtimin e frymës së ekipit, respektit dhe miqësive që do t’ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Në KFV Prishtina, ne jemi të përkushtuar për të promovuar barazinë gjinore, dhe jemi krenarë që krijojmë një hapësirë ku djemtë dhe vajzat mund të rriten dhe të përparojnë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.”, thuhet ndër tjerash në letër.
Jashari po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në organizmin e këtij eventi.
“Pres me padurim të shoh energjinë, pasionin dhe talentin tuaj në veprim.
Falenderojmë @ffk_kos dhe @kryeqytetiprishtine për mbështetjen e vazhdueshme për të shtyer përpara agjendën për barazi gjinore në kuader të projektit tonë të përbashkët me @uefa_foundation nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës, @vjosa.osmani
Le ta bëjmë këtë një përvojë të paharrueshme!”, thuhet në letër./21Media