Kryetari i LDK-së njofton për vendimet që kanë marrë brenda partisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për herë të dytë, e ku kanë diskutuar për tetë pika përfshirë atë për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në këtë takim poashtu u fol edhe për gjendjen organizative të LDK-së, modeli i funksionit të partisë si dhe për themelimin e Këshillave Koordinuese në çdo degë të partisë.

“Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të dytë. Me një rend dite prej gjithsej 8 pika, u diskutua për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, si dhe u fol rreth gjendjes organizative të LDK-së, modelit të funksionimit partiak, përgjegjësve rajonal si dhe themelimit të Këshillave Koordinuese nëpër çdo degë të partisë. Anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë “Rruga e Re””, thuhet në njoftimin e Abdixhikut.

Abdixhiku tha poashtu se në takim u diskutua edhe për themelimin e 20 nëndegëve të reja nëpër Evropë.

“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut. Në veçanti u diskutua mbi organizimet në Mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike.  Në mbledhje u diskutua po ashtu për aktivitetin Parlamentar dhe Planin e Punës të Grupit Parlamentar. Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mobilizimin e gjithmbarshëm partiak, me programin politik më të pasurin, me të gjitha zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve tanë “Rruga e Re”, për një Kosovë që e duam dhe e meritojmë!”, thuhet tutje në postim.

Lajmet Kryetari i LDK-së njofton për vendimet që kanë marrë brenda partisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>