Kryetari i AAK-së uron Krishtlindjen ortodokse

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Krishtlindjen ortodokse.

Ai i ka uruar edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!

Lajmet Kryetari i AAK-së uron Krishtlindjen ortodokse >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>