Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar për takimin që kryeminsitri Albin Kurti ka pasur me ambasadorët e shteteve të QUINT-t.

Siç njofton ZKM në këtë takim është folur për dialogun me Serbinë, përkatësisht Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Implementimit të dakorduara këto në Bruksel dhe Ohër.

Kurti i shoqëruar nga zëvëndësi i tij Besnik Bislimi kanë kërkuar që këto dy marrëveshje të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe plotësisht.

Kurti e Bislimi gjithashtu kanë kërkuar që BE-ja të mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

Në komunikatë kanë treguar edhe për atë se çfarë do të flitet në takimin e radhës të zv.kryeministrit Besnik Bislimi me Petar Petkoviqin.

“Procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!