Kryeministri viziton të lënduarit, thotë se një është në gjendje të rëndë

Kryeministrit Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Ai ka thënë se për rreth një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës.

Sipas tij, disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë.

“E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet. Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre”, ka shkruar kryeministri.

Ai ka kërtkuar nga inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse që të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg.

Lajmet Kryeministri viziton të lënduarit, thotë se një është në gjendje të rëndë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>