Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zvicër, njoftoi zyra e tij.

Zyra e Kryeministrit tha se gjatë qëndrimit në shtetin helvetik, Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari “do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024″, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre”.

Më pas, Kurti do të udhëtojë për në Davos, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror.

“Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit”, njoftoi ZKM.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar një javë dinamike në Zvicër dhe takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmet Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>