Kryeministri kroat takohet me Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.
Përmes një njoftimi në platformën “X” ai ka thënë se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Evropën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Plenkoviq.
Lajmet Kryeministri kroat takohet me Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi >> Rahoveci INFO.