Kryeministri i Kosovës, Kurti: Masat e Vuçiçit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale.

Ndërkaq ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Para mediave, Kurti ka folur të martën se ata që hodhën koktej molotovi në një shtëpi në veri do të ndiqen nga organet vendore.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti, derisa nuk komentoi takimin e sotëm në Bruksel.

Lajmet Kryeministri i Kosovës, Kurti: Masat e Vuçiçit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>