Kryediplomati i Luksemburgut nesër në Kosovë
Nesër në Kosovë do të vijë kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel, kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
Bettel në Prishtinë do të takohet me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë: 4 shtator 2024 Ora: 12:40”, thuhet në njoftim.