Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet sot në SPAK

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të çelur për shpërblimet e tërmetit.
Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe kreun e Kamzës të japë shpjegime.
Lajmet Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet sot në SPAK >> Rahoveci INFO.