KRU “Prishtina” sot shpëlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci

Kompania rajonale e Prishtinës “Prishtina” ka bërë të ditur se me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik sot do të bëj shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc.

KRU “Prishtina” njofton se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme 15 nëntor 2023, KRU ‘Prishtina’ do të bëj shpëlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

Autobotet janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ka tri javë që qytetarët e Prishtinës që furnizohen nga Badoci detyrohen të blejnë ujin për pije, pasi ai nga Badoci nuk është i pijshëm për shkak të pranisë së manganit mbi nivelin e lejuar.

Lajmet KRU “Prishtina” sot shpëlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>