Kroatët i mbledhin pemët e festave të fundvitit, ja çfarë do të prodhohet nga to

Kroatët i mbledhin pemët e festave të fundvitit, ja çfarë do të prodhohet nga to

Në Zagreb, mbledhja dhe heqja falas e pemëve të festave të fundvitit do të fillojë më 9 janar. Zagreb Holding u ka kërkuar kroatëve që t’i vendosin pemët në zonat më të afërta të gjelbra pranë shtëpive të tyre.

Po kërkohet që pemët të grumbullohen, të hidhen pa dekorime dhe qese plastike dhe të jenë të qasshme për automjetet që do t’i transportojnë për reciklim, përcjell Express.

Thirrja nuk vlen për ata që kanë pemë artificiale.

Pas grumbullimit të pemëve, ato do të dërgohen në koshat e plehrave të qytetit, ku nga përpunimi i mëtejshëm i tyre do të prodhohet komport organik.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!