Kroacia fiton medaljen e bronztë, Maroku respektin e Botës

Kroacia ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar.
Ballkanasit në ndeshjen për vendin e tretë kanë mposhtur Marokun me rezultat 2-1.
Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë.
Kroacia kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Gvardiol në minutën e shtatë.
Maroku barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë me golin e shënuar nga Dari.

Orsic shënoi golin e dytë që rezultoi si goli i fitores në minutën e 42-të.
Kjo është hera e tretë që Kroacia fiton vendin e tretë derisa katër vite më parë u shpall nënkampion i Botës. /Njeshi/
Lajmet Kroacia fiton medaljen e bronztë, Maroku respektin e Botës >> Njeshi.