Kritikat e Tritan Shehut: Komisionet janë e drejtë kushtetuese, opozita fitoi gjëra jo thelbësore

Java e ardhshme shënon edhe nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes socialisteve dhe deputetëve që kontrollohen nga Sali Berisha në Parlament me mbledhjet e parë të dy komisioneve hetimore.

Por, akordi nuk ka shuar zërat kritikë në kampin opozitar, si në radhët e besnikëve të Berishës ashtu edhe nga grupi të moderuarve. Tritan Shehu është i pakënaqur me atë që mori opozita në tryezën e negociatave duke shprehur rezervat e tij për dakordësinë që fiku aksionin opozitar.

Opozita mori të drejta sekondare, jo thelbësore siç janë krijimi i komisioneve hetimore që janë një e drejtë Kushtetuese e opozitës. Në komisione apo kudo ku jemi apo dhe seancë plenare, apo dhe në tribuna, ne duhet te vijojmë të protestojmë për burgosjen politike të liderit të opozitës”, tha Tritan Shehu-deputeti PD.

Por, Ferdinand Xhaferraj ndan një mendim ndryshe kur vjen fjala për Sali Berishën.

“Për sakrificë të domosdoshmërisë që opozita të kthehet në alternativë konkurruese lideri i saj duhet të bëjë një hap pas, është tjetër çështje domosdoshmëria e kthimit tonë në Kuvend, buruar nga fakti që në zgjedhjet e vitit 2025 ne duhet të përcjellim mesazh të qartë tek të gjithë ato kategori shoqërore që në të shkuarën na kanë votuar, të krijojmë të gjithë mundësinë e duhur të rikthehen të votojnë përsëri PD”, tha Ferdinant Xhaferraj-deputeti PD.

Të hënën Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen e parë të komisionit që do të hetojë kontratat në shëndetësi, ku Rithemelimi ka falur që në fillim dy koncesione që i kushtojnë 28 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

Të dyja këto koncesione si ai i shërbimit të dializës dhe i laboratorëve janë të lidhura me biznesmenin Klodian Allajbeu të spitalit Amerikan.

Lajmet Kritikat e Tritan Shehut: Komisionet janë e drejtë kushtetuese, opozita fitoi gjëra jo thelbësore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>