Kreu i ‘Transportit’ Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tentoi të shtypë policët, arrestohen dy bashkëpunëtorët e tij

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, një ngjarje e rëndë u regjistrua në kryeqytet, ku u plagos me armë zjarri nga policia shtetasi Enea Sulejmani dhe u shoqëruan në komisariat dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë me të.

Dy persona e tjerë të cilët janë arrestuar, janë Ilir Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Sulejmani rezulton kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.

Ai ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”, i cili tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë teksa u afruan për t’i arrestuar.

Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje tre të rinjtë, të cilët dyshohen si furnizues kokaine.

Si ndodhi ngjarja

Sulejmani po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Tiguan” së bashku me dy persona të tjerë në rrugën “Mihal Duri”, kur uniformat blu që ndodheshin në një operacion antidrogë, kanë tentuar ta ndalojnë.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien, automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga efektivët ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë mbeti i plagosur Enea Sulejmani.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet është gjetur një pako kanabis me peshë rreth 1 kg, ndërsa dy persona e tjerë në makinë janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.

Lajmet Kreu i ‘Transportit’ Ndërqytetës me 1 kg kokainë në makinë tentoi të shtypë policët, arrestohen dy bashkëpunëtorët e tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>