Kreu i Mitrovicës flet për vështirësitë e qytetarëve pas vërshimeve

Hamza flet për vështirësitë e qytetarëve pas vërshimeve në Mitrovicë.

Komuna të shumta të vendit janë përballur me vërshime, e të cilat shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi, apartamente e biznese të ndryshme.

Në lidhje me këtë, kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza tha se tash e disa ditë qytetarët e Mitrovicës janë përballur me vërshime të cilat kanë shkaktuar një situatë të rëndë e cila nuk mbahet në mend në këtë komunë.

Ai theksoi se bashkë me stafin janë në teren gjatë gjithë kohës.

Po ashtu Hamza tha se fatmirësisht, kjo situatë ka kaluar pa viktima dhe dëme në njerëz.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Tash e disa ditë qyteti ynë Mitrovica dhe qytetarët tanë janë përballur me vërshimet të cilat kanë shkaktuar një situatë të rëndë e cila nuk mbahet në mend në Mitrovicë!

Bashkë me stafin, jemi në terren gjatë gjithë kohës, jemi pranë qytetarëve me të gjithë akterët e institucioneve komunale.

Fatmirësisht, e gjithë kjo situatë ka kaluar pa viktima dhe dëme në njerëz, por duke lënë pas vetes dëme materiale milionëshe, në infrastrukturë, pronë publike, ekonomi familjare dhe biznese.

Është bërë evakuimi i shumë familjeve, të cilat janë mbështetur me pako ushqimore, veshmbathje dhe strehim dhe tani jemi në fazën e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve.

Gjatë këtyre ditëve jam në komunikim të vazhdueshëm me shumë organizata dhe institucione të cilat kanë shprehur gatishmërinë që të na përkrahin në mënyra të ndryshme.

Dua të shpreh konsideratën më të lartë dhe falënderimin për të gjithë institucionet, klubin e zhytësve, qytetarët e vullnetit të mirë, operatorët ekonomik dhe organizatat jo qeveritare të cilat kanë shprehur vullentin dhe gatishmërinë për ndihmë jo vetëm këto ditë por edhe gjatë ditëve në vijim. Kemi shumë punë për të rimëkëmbur qytetin tonë por ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti dhe po bëhet pastrimi në secilin cep të qytetit. Bashkë do t’ia dalim!

Mitrovica na bashkon.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!