Kreu i AAK-së uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe gjithë qytetarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit le t’na shërbejë të tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, ka thënë Haradinaj.

Lajmet Kreu i AAK-së uron muajin e shenjtë të Ramazanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>