Krenar Lloga: Taravari braktisi shtëpinë politike, është “strehuar” te Bilall Kasami e Izet Mexhiti

Ministri i drejtësisë dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga është pyetur se kë do të mbështesin në zgjedhjet për president pasi që deri tani janë dy kandidatë, Arben Taravari nga opozita shqiptare VLEN dhe Bujar Osmani nga BDI. 

“Është një moment shumë specifik tani që po flasim sepse ASH po kalon një traumë që nuk mund të them të ndarjes, por ku lideri i saj braktisi shtëpinë e vet politike. Ajo për të cilën unë sonte nuk mund të them se për këtë do të votojmë sepse ne akoma po konsolidohemi dhe këto ditë do t’i drejtohemi Gjykatës Themelore në Tetovë të ndahet pjesa e amullisë publike se kujt i përket ASH. A është ajo që u shkri sot në një koalicion të ashtuquajtur opozitar apo ajo në të cilën ne po bashkëqeverisim në Qeveri.

Dhe mes këtyre dy kandidaturave nuk mund të shprehem se normalisht qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm duhet të jetë konform qëndrimeve të partisë. Por pata një sms nga një mik i përbashkët nga Tetova që tha se ju duhet të zgjidhni mes kundërshtarit dhe atij që tradhëtoi shtëpinë e tij.

Dhe do të jetë shumë e rëndë për në si ASH dhe që mund të jetë një opsion i tretë që ne të kemi kandidatin tonë. Por e gjitha kjo duhet të kaloj përmes organeve partiake dhe java e ardhshme do të jetë determinante për ne se si do të lëvizim në procesin presidencial”, deklaroi Lloga për A2CNN. 

Ai shtoi se ka qenë pikërisht ai që i ka propozuar ish-kryetarit të partisë, Taravari bashkë me kryetarin e Kuvendit, Ziadin Sela, që njëri nga ata t’i prijë garës për President, në mënyrë që të efektojë raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

“Dhe kjo nuk është pranuar në mënyrë kategorike nga ana e Arben Taravarit. Dhe ndodhën disa pozicionime dhe sot që po flasim po ndodh rikonfigurimi i skenës politike shqiptare. Dhe ish-kryetari braktisi shtëpinë politike dhe u kandidua nga subjekte të tjera, nga BESA e Bilall Kasamit, nga Alternativa dhe sot që flasim ne kemi pasur dy kongrese paralele, ku njëri nuk ka pasur numrin e nevojshëm të delegatëve, nga ana e Taravarit dhe njëri ku ne kemi zgjedhur për kryetar Ziadin Selën”, deklaroi Lloga.

Lajmet Krenar Lloga: Taravari braktisi shtëpinë politike, është “strehuar” te Bilall Kasami e Izet Mexhiti >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>