Krenar Lloga në krah të Ziadin Selës: ASH është shtëpia jonë politike, të tjetër duan ta shesin te Miscoski

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ishte sot në krah të Ziadin Selës, në konferencën e jashtëzakonshme për media nga Tetova.

I pyetur rreth raportimit të disa mediave se kreu i Komitetit Qendror të ASH-së Ziadin Sela e ka uzurpuar selinë e partisë në Tetovë dhe se aty ka shkuar me asistencë të policisë, Lloga tha se “selia ku Sela mbajti konferencën për media, është shtëpia e tyre politike dhe se të tjerë janë ata që e kanë shitur shtëpinë përmes rrjeteve sociale”, duke aluduar tek kryetari i partisë Arben Taravari i cili përmes Facebook njoftoi vendimin për koalicion me LEN-in.

Lexo edhe:

Ziadin Sela akuzon Arben Taravarin për pabesi: Jo koalicion me VMRO-DPMNE, ASH është e bashkuar

“Ne jemi në shtëpinë tonë politike, të tjerët përmes rrjeteve sociale e kanë shitur shtëpinë e tyre dhe këtë e ka paralajmëruar Hristjan Mickoski i VMRO-DPMNE”, tha Lloga në përgjigjen e shkurtër për mediat.

Po pse Lloga po e përmend Mickoskin në këtë rast?

Në mes të janarit, kreu i VMRO-DPMNE-së Hriastijan Mickoski në një intervistë në TV24, duke folur për koalicionet pas zgjedhore, mes tjerash garantonte se “dallimi mes bllokut opozitar shqiptar të konsoliduar dhe BDI-së, që do të jetë në koalicion me PDSH-në, ajo që ka mbetur, dhe ajo që do të mbetet nga Aleanca për Shqiptarët, nuk do të jetë siç ata mendojnë, dallimi do të jetë shumë i vogël, ndërsa mund edhe të pësojnë disfatë”.

Kësaj deklarate të Mickoskit, Lloga iu pat përgjigjur duke thënë se “ëndrra e Mickovskit dhe DPMNE-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve” dhe se “Mickoski e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të DPMNE-së në Aleancën për Shqiptarët”.

Lajmet Krenar Lloga në krah të Ziadin Selës: ASH është shtëpia jonë politike, të tjetër duan ta shesin te Miscoski >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>