Krenar Lloga: Arben Taravari pakicë në ASH! Çfarë ndodh nesër në punimet e Kuvendit Qendror

Në Maqedoninë e Veriut vijojnë përpjekjet për të mos lejuar përçarjen e Aleancës për Shqiptarët, forca politike e themeluar nga Ziadin Sela dhe që aktualisht për kryetar ka Arben Taravarin.

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Krenar Lloga deklaron se po mbahen kontakte të ngushta me funksionarët dhe anëtarët e ASH për të mos lejuar ndarjen e saj në dy pjesë.

Duke akuzuar kryetarin e partisë për shkelje të statutit dhe vendimeve të Kryesisë, Lloga shprehet se Taravari është pakicë te Aleanca për Shqiptarët.

“Fatkeqësisht shanset që t’i mbijetojë përçarjes po zvogëlohen. Por ka një mundësi e cila mbetet ditën e shtunë në orën 13.00 në Shkup, në punimet e Kuvendit të partisë të shoshiten të gjitha këto gjëra. Kryetari të japë detaje për takimet dhe propozimet që ka bërë, shkeljet statutare që janë javët e fundit për mosthirrjen e Këshillit Drejtues, Kryesisë Qendrore, apo dhe ofertave politke të cilat ai i ka dhënë përmes Facebook dhe jo përmes organeve të partisë“, tha Lloga.

Nga kupola e partisë e cila ka 7 anëtarë, Taravarin e mbështet vetëm një nga nënkryetarët. Dy sekretarët e partisë po mbesin në parti, dy nënkryetarët e partisë mbesin në parti, kryetari i Kuvendit Qendror mbetet në parti dhe mbetet zoti Taravari me një nënkryetare, bashkë me një deputet, duan të vazhdojnë rrugëtimin drejt Bilall Kasamit. Nga 8 deputetët e Aleancës për Shqiptarët, 6 kanë konfirmuar dhe do të jenë në ASH, deputeti i Sarajit ende nuk është shprehur. Pra, ASH është në epërsi përballë kryetarit të deritanishëm, sepse legjimiteti i tij është vënë në pikëpyetje”, deklaroi më tej Sekretari i Përgjithshëm i ASH dhe njëherazi ministër i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga.

Lexo edhe:

Lloga: ASH do të dalë e vetme në zgjedhjet e 8 majit – VMRO është rrezik i madh për shqiptarët, ta ndalojmë!

Lajmet Krenar Lloga: Arben Taravari pakicë në ASH! Çfarë ndodh nesër në punimet e Kuvendit Qendror >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>