Krasniqi uron Xhaferin: Përpjekjet shekullore të shqiptarëve po kulmojnë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka uruar kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferin.

Krasniqi shkroi në Facebook se kështu po kulmojnë përpjekjet shekullore të shqiptarëve oër barazi, drejtësi e faktorizim.

“Urime Kryeministër, Talat Xhaferi! Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se sot është dita për ta përgëzuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

“Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike”, shkroi Krasniqi.

Kryetari i PDK-së tha se nuk ka “dyshimin më të vogël” se “Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij”.

“Punë të mbarë dhe suksese, mik. Urime të gjithëve!”, shkroi Krasniqi.

Lajmet Krasniqi uron Xhaferin: Përpjekjet shekullore të shqiptarëve po kulmojnë në Maqedoninë e Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>