Krasniqi uron për 2023-ën, thotë se 2022-ta ishte vit me qeverisje të dobët dhe arrogante

Krasniqi uron për 2023-ën, thotë se 2022-ta ishte vit me qeverisje të dobët dhe arrogante.

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, u ka uruar të gjithëve festat e fundvitit.

Ai, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se viti 2022 kishte një qeverisje të dobët dhe arrogante.

“Është natyrshme që në raste festash të përpiqemi t’i harrojmë përjetimet e vështira dhe të shohim përpara me besim se megjithatë jeta për secilin prej nesh do të jetë më miqësore më e mirë me më shumë momente të lumtura”.

“Por e vërteta nuk duhet mohuar asnjëherë. Për ta kuptuar më qartë rrugën që duhet ta ndjekim . Për t’u dalë në ballë sfidave për dhe për ta lartësuar atdheun tonë burimin e pashtershëm të dashurisë dhe ëndrrave tona”.

“Ky vit nuk ishte aspak i lehtë. Për shoqërinë tonë, për shtetin tonë. Me një gjendje të rënduar ekonomike, me një shëndetësi të lënë pas dore me një qeverisje të dobët dhe arrogante me një situatë të tensionuar politike, me një demokraci të rrezikuar askush nuk mund të ndjehet mirë”, ka thënë Krasniqi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!