​Krasniqi tregon pse s’pati kundërkandidat dhe nëse do të ketë ndryshime në Kryesinë e PDK-së

Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka folur rreth hapave që do të ndërmerr kjo parti në të ardhmen, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të bllokimit politik në vend me mos konstituimin e Kuvendit të ri dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale më 12 tetor, raporton KosovaPress.

Krasniqi në një konferencë për media pas përfundimit të Konventës së njëmbëdhjetë zgjedhore, në të cilën u rizgjodh edhe për katër vjet në krye të partisë, theksoi se PDK sot është më e gatshme për sfidat e reja.

“Kjo konventë ishte dëshmi e unitetit tonë. Votimi unanim ishte më shumë se legjitimitetit për mua, sepse më ngarkoi për të pasur një vizion të qartë për rrugën përpara nesh. Tash është koha për të folur serish me qytetarët dhe për të ndërtuar fitoren, duke filluar nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rruga jonë është drejt rikthimit në vendet dhe institucionet, për t’ua kthyer besimin qytetarëve. Do të shkojmë drejt zgjedhjeve me kandidatët më të denjë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe rreth mungesës së kandidaturave tjera për kryetar të partisë, ndryshimeve në kryesinë e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Një besim rreth lidershipit tim në katër vjetët e kaluara dhe fazën e ardhshme. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur një kundërkandidat, mungesën e të cilit po e shoh si një dëshmi shtesë e besimit, e kjo ma shton më shumë përgjegjësinë… Nga data 23 qershor deri më 14 korrik, ne kemi të hapur periudhën e kandidimit dhe ato bazohen në statusin tonë dhe pres që të fillojmë me zyrtarizimin e kandidaturave, të cilat statusit tonë i bën Kryesia… Unë jam duke shqyrtuar këtë, por me këtë kryesi, të cilën ia kam propozuar Këshillit Drejtues para më pak se një viti dhe me të cilin si organi më i lartë i partisë e kanë udhëhequr PDK drejt rezultateve inkurajuese, kam besim se do të vazhdojë edhe në fazën e ardhshme, zhbllokimi i krizës aktuale, por edhe zgjedhjet e përgjithshme, nëse jo më herët, nga ajo që shohim mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Nuk do të ketë ndryshime në kryesinë e partisë”, ka thënë Krasniqi.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker