Krasniqi thotë se Albin Kurti po shkel premtimet

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj emërimeve të fundit të qeverisë, duke ngritur dyshime për nepotizmin dhe favoritizmin
Ajo citon një deklaratë të Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, ku ai kishte thënë: “Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty”, duke e cilësuar këtë si një cinizëm.
Sipas deputetes, vetëm në ditët e fundit janë emëruar:
– Gruaja e Liburn Aliut
– Nipi i Besnik Bislimit
– Çika e Shpejtim Bulliqit
Ajo i bën thirrje Kurtit që të përmbahet nga praktikat e tilla dhe e pyet nëse është Kryeministër i Kosovës, apo ka “dezertuar” nga premtimet e tij.
Ndërkohë, Krasniqi shpalos mesazhin e saj se “ndryshimi po vjen”, duke theksuar datën 9 shkurt, kur, sipas saj, do të ketë një ndryshim të rëndësishëm politik.
Lajmet Krasniqi thotë se Albin Kurti po shkel premtimet >> Rahoveci INFO.