Krasniqi: Thelbësore, ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Krasniqi ka thënë se thelbësore është ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në.

“Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai tha se PDK do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmet Krasniqi: Thelbësore, ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>