Krasniqi takon gruan e Thaçit dhe gruan e Veselit

Në përvjetorin e 25 të themelimit të PDK-së, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka pritur bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumnijen, dhe bashkëshorten e Kadri Veselit, Violetën.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se urimet nuk ishin të plota për shkak se ndjehej mungesa e Thaçit dhe Veselit.

“Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë. Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker