Krasniqi takohet me Hummelgaard, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka zhvilluar takime sot me opozitën e Kosovës.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se të njëjtin e ka njoftuar se partia e tij nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook-un e tij, Krasniqi thotë se “delegacionin e lartë nga Danimarka e njoftova për zhvillimet e fundit në Kosovë, sfidat dhe rreziqet me të cilat po ballafaqohet vendi, si dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to.

“Mysafirëve ua shpreha qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të pres Ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard, ekipin e tij dhe ambasadorin danez që mbulon Kosovën, Christian Gronbech-Jensen.

Ministrin Hummelgaard e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ka dhënë Kosovës, që nga strehimi i refugjatëve kosovarë gjatë luftës, njohja e pavarësisë, si një ndër shtetet e para, e deri te kontributi për paqe dhe stabilitet, si pjesë e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë.

Delegacionin e lartë nga Danimarka e njoftova për zhvillimet e fundit në Kosovë, sfidat dhe rreziqet me të cilat po ballafaqohet vendi, si dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to. Mysafirëve ua shpreha qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Në fund, Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën e tij dhe diskutimin e hapur që patëm.

Lajmet Krasniqi takohet me Hummelgaard, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>